Ajeti ia ‘mbyll gojën’ Sinisa Mihajlovicit
Torino është duke fituar 3:0 ndaj Pescaras në Serie A, ku golin e dytë e shënoi mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti.
Me këtë gol, Ajeti ndal presionin dhe kritikat që iu kishin adresuar tash e disa ditë prejse e kishte bërë një gabim të madh, shkaku i të cilit ekipi i tij kishte humbur pikë të rëndësishme, për çka ishte kritikuar edhe nga trajneri serb, Sinisa Mihajlovic, raporton “Zëri.info”.

