Mobi Casa

Ajeti: Faktet dhe statistikat flasin që kemi qeverisur mirë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është e dhimbshme për vetë këta njerëz injoranca ndaj Donatorëve të Komunës dhe Drejtorisë kur dihet se Donatorët kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në vazhdimësi që të ofrojmë kushte më të mira për veprim. Ne kemi pasur shumë donacione (kamion, shkallë emergjente, rroba antizjarrë, gypa zorrë për intervenim etj.) e të cilat nuk guxojnë ta trembin as një grup apo parti për arsyeje se ne i bëjmë këto që të përmbushim obligimin tonë që të jemi sa më afër qytetarëve për intervenim të shpejtë dhe efikas ka thënë Blerton Ajeti duke u përgjigjur në akuzat e komisionit të LDK-së.

Në një sqarim të tij Blerton Ajeti nga drejtoria për mbrojtje e shpëtim ka thënë se Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim (DKMSH), është karakterizuar me angazhim intensiv në realizimin e detyrave që dalin nga vendimet e Kuvendit të Komunës, duke u bazuar në statutin e saj, Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave, ligjet adekuate nga fusha për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe nga planit i punës.

Prioritet në angazhimin e DKMSH i është kushtuar bashkëpunimit me të gjitha subjektet relevante të cilat merren me problemet e emergjencës si psh: PK, FSK, Qendra Rajonale e Emergjencave (QER), KFOR-i Amerikan, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Kryqi i kuq i Kosovës (KKK), dega në Gjilan, si dhe me Drejtorit Komunale dhe ndërmarrjet Private.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie Blerton Ajeti ka thënë se i gjithë menaxhimi në drejtori bëhet në mënyrë profesionale dhe për këtë kemi vlerësime shumë të mira në nivel vendi, ku te plani për vlerësimin e rrezikut morëm notën maksimale, është vlerësimi më i mirë në nivel të Kosovës.

Mobi Casa

Është e dhimbshme për vetë këta njerëz injoranca ndaj Donatorëve të Komunës dhe Drejtorisë kur dihet se Donatorët kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në vazhdimësi që të ofrojmë kushte më të mira për veprim. Ne kemi pasur shumë donacione (kamion, shkallë emergjente, rroba antizjarrë, gypa zorrë për intervenim etj.) e të cilat nuk guxojnë ta trembin as një grup apo parti për arsyeje se ne i bëjmë këto që të përmbushim obligimin tonë që të jemi sa më afër qytetarëve për intervenim të shpejtë dhe efikas. “Jemi shumë krenar për këto donacione dhe shumë falënderues për ata që me shumë mund e sakrificë arritën që t`i ofrojnë Komunës sonë qytetarëve tanë ato donacione të cilat janë operuese dhe shumë të rëndësishme në operim. Për ne qytetarët janë të shenjtë dhe ndaj tyre jemi të përkushtuar deri në maksimum që në rastet emergjente të mund t’u dalim në ndihmë, gjë të cilën e bëjmë 24 orë në ditë (mos harroni se në këto donacione ndihmuan shumë dhe bashkë qytetarët tanë” ka thënë Ajeti.

Ajeti tha se të gjitha masat parandaluese janë marrë me kohë sidomos në objektet me rëndësi të veçantë siç janë shkollat dhe çerdhet ku inspektorët e Drejtorisë me shumë vigjilencë i përcjellin dhe japin rekomandime konform ligjeve në fuqi dhe deri më tash s’kemi pas as një emergjencë të theksuar në këto objekte dhe jemi të përkushtuar që të ruajmë objektet tona të të gjitha llojeve. “Ne kemi të gjitha planet emergjente dhe të funksionojmë e veprojmë mbi bazën e Ligjeve të Kosovës,Vendimet e Komunës së Gjilanit, Planit të reagimit Kombëtar dhe sistemit të integruar të menaxhimit të emergjencave dhe specifikave të cilat i ka Komuna e Gjilanit e të cilat janë saktë të qarta e specifikuara në vlerësimin e rrezikut për Komunën e Gjilanit”.

Dhe krejt në fund drejtori Blerton Ajeti i kujtoj atyre që t`i lexojnë raportet e komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim ku në mënyrë unanime dhe me zë shumë të fuqishëm përkrahën punën e D.M.SH, dhe të gjitha raportet tona kaluan me unanimitet dhe me fjalë miradije për një menaxhim profesional dhe punë përkushtuese (komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim është trup profesionale e themeluar nga Kuvendi i Komunës ku participojnë ekspert dhe njerëz me influencë të cilët aty dërgohen me bekimin e partive nga vinë)

“Komuna e Gjilanit ka marrëveshje mirëkuptimi me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetar, ku shoqata ofron 9 punëtor të cilët ndikojnë jashtëzakonisht shumë për ruajtjen e pasurisë sonë të përbashkët si atë Publike dhe atë private krejt kjo në interes të qytetarit dhe gjithçka e pastër në aspektin legjislativ. Mos u ndiheni keq për një punë shumë të mirë të cilën ne e bëjmë për të cilën flasin vet faktet dhe statistikat në këto vite të qeverisjes. Patëm rënie të theksuar të dëmeve në Komunën tonë dhe ndihmuam shumë Komunat fqinje. Ne i kuptojmë këto deklarata, por mundohuni të jeni të paktën të sinqertë me veten dhe s’ka “marre” as turp për ta pranuar një realitet i cili ndikon drejtpërdrejt në ofrimin dhe ndihmën për qytetarët e Komunës sonë, ne po vazhdojmë me punë, kështu mirë të organizuar sepse qëllimi ynë është përkushtimi maksimal ndaj qytetarit” tha në fund Ajeti./rajonipress/