Eko Higjiena

Ajeti, edhe Benevento në gjurmët e mbrojtësit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arlind Ajeti mbetet në udhëkryq pasi trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic nuk e ka grumbulluar për fazën përgatitore, por ofertat për mbrojtësin shqiptar nuk mungojnë. Edhe pse lojtari kuqezi nuk do të luajë për skuadrën torineze sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi ai mund të vazhdojë karrierën në Serie A. Pas debutuesve të SPAL, interes për të ka shfaqur orët e fundit edhe Benevento.

Skuadra nga Campagnia që po zhvillon një merkato agresive duke synuar të forcojë sa më shumë organikën për të siguruar lehtësisht qëndrimin mes më të mirëve. Pas zyrtarizimit të mesfushorit të Lazios, Cataldi, Benevento ka hedhur sytë nga Ajeti për të forcuar sa më shumë repartin e tërhequr.

Mobi Casa

Kontaktet mes klubit dhe Torinos kanë nisur, ndërsa 23-vjeçari nuk është kundër hipotezës së transferimit te skuadra debutuese. Gjatë sezonit të shkuar, Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me fanellën e Torinos ku shënoi edhe një gol ndërsa gjatë ditëve të fundit është folur edhe për një interesim të Freiburgut ku aktivizohet edhe Abrashi por nuk dihet ende vendimi përfundimtar i lojtarit dhe klubit torinez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.