ARKATANA

Ajeti e fillon mirë te Torino

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Arlind Ajeti e nisi si titullar sezonin në radhët e Torinos edhe pse bëhet fjalë thjesht për një ndeshje miqësore.

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, që u transferua vetëm pak javë më parë në radhët e skuadrës “Granata”, ka besimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic, i cili tashmë e shikon si pjesë të formacionit të parë edhe pse deri në fillim të sezonit mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Lojtari kuqezi e nisi miqësoren kundër Casateserogoredos që nga minuta e parë në një formacion me 4 mbrojtës ku ai mbuloi pozicionin qendror.

Uji Dea

Paraqitja e 23-vjeçarit u veçua si mjaft pozitive, pasi Ajeti ashtu si edhe shokët e tjerë të repartit të mbrojtjes mbyllën çdo hapësirë duke i ofruar siguri trajnerit serb.

Ashtu si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës, në fraksionin e dytë Ajeti u zëvendësua duke i lënë vendin zgjedhjeve të tjera të Mihajlovic i cili kërkon të zgjidhë sa më shpejt dilemat në qendër të mbrojtjes. Takimi i parë miqësor i fazës përgatitore përfundoi me rezultatin 11-0 në favor të ekipit torinez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.