ARKATANA

Ajeti: Duhet ta harrojmë Juven, tani kemi takimin me Genoan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Juventus ka shënuar fitore kundër Crotones gjatë fundjavës në Serie A. Bardhezinjtë triumfuan 3-0 kundër skuadrës së mbrojtësit Arlind Ajetit.

Ky i fundit foli për takimin e fundit teksa pohoi se tanimë futbollistët janë përqendruar te Genoa.

Arlind Ajeti, zyrtarisht është lojtar i Torinos, por që gjatë verës është huazuar te Crotone (Getty Images)
“E dinim se me Juventusin do ta kishim të vështirë, por tani duhet të përqendrohemi te Kupa e Italisë dhe ndeshja e së enjtes kundër Genoas”.

United Hospital

“Ne jemi një skuadër e përgatitur për të dhënë 100 për qind, kemi objektiva të rëndësishëm për të arritur, siç është mbijetesa, por edhe në kupë mund të bëjnë më shumë”, tha Ajeti.

Theksojmë se takimi mes Genoas dhe Crotones do të zhvillohet gjatë ditës së enjte në ora 21:00.

Ndryshe, reprezentuesi shqiptar është i huazuar te Crotone nga skuadra e Torinos. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.