ARKATANA

Ajeti dridh Kombëtaren para ndeshjes me Maqedoninë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me Torinon. Pasi humbi debutimin e skuadrës në Serinë A në sfidën ndaj Milanit, ku nuk ishte as në stolin e rezervave, mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ka pësuar një dëmtim në stërvitje, që në dukje ishte mjaft i rëndë.

Torino njofton se kosovari pësoi një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore të paradites së kësaj të hëne, të zhvilluar në qendrën sportive të “granatave”, Sisport. Bëhet fjalë për një problem në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes testuese përballë një skuadre të përzier të ekipeve të moshave të Torinos. Pamja nuk ishte aspak ngushëlluese pas dhimbjes së shfaqur nga mbrojtësi kuqezi, gjesteve shqetësuese nga lojtari dhe stafi mjekësor që i dhanë ndihmën e parë duke i vendosur fasho, ndërsa doktorët e ndihmuan lojtarin që çalonte, të largohej nga fusha.

ARKATANA

Klubi njoftoi se diagnoza e saktë rreth dëmtimit do të jepet në ditët në vazhdim, pas kryerjes së kontrolleve të specializuara, për të kuptuar në çfarë grade është dëmtimi muskulor dhe sa kohë do ti nevojitet Arlind Ajetit që të rikthehet i gatshëm, në tentativën që të sigurojë një fanellë titullari në radhët e Torinos.

Ky është edhe një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, e cila me 5 shtator përballet me Maqedoninë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2016’

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.