FIDANISHTJA

Ajeti, afër Pescara-s

/ 2 minuta lexim
HW

Arlind Ajeti nuk do të largohet nga Seria A, pasi duket se është shumë pranë firmës me klubin e Pescara-s, që ka siguruar ngjitjen në elitë pak ditë më parë. Skuadra në të cilën shiritin e kapitenin e mban mesfushori Ledian Memushaj kërkon përforcime për Serie A dhe gjithç- ka fillon nga mbrojtja, ku Ajeti shihet si një alternativë më se cilësore në qarkullim.

Mediet italiane flasin për negociata të vazhdueshme mes palëve, si dhe një akord që po shkon gjithnjë e më shumë drejt finalizimit, i lehtë – suar nga fakti se ai është lojtar i lirë.

Megjithatë, mbrojtësi ka vendosur që të presë deri në fund të pjesëmarrjes në Evropian me Shqipërinë, para se të hedhë firmën në kontratë, pasi për momentin është i përqendruar vetëm te kuqezinjtë.

Mobi Casa

Arlind Ajeti u shpall lojtari i ndeshjes me Rumaninë nga “UEFA.com”, derisa edhe në përballjen me Francën, ishte i jashtëzakonshëm, duke qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë, megjithatë për shkak të një lëndimi ai u desh të largohet nga loja në minutën e 85-të, derisa Shqipëria pak minuta më vonë pësoi dy gola.

Ajeti në janar kaloi në Frosinone, skuadër që nuk arriti të mbijetojë, por mbrojtësi i Kombëtares kuqezi la mbresa të mëdha, madje që në debutim arriti të shënojë gol. 22-vjeçari i lindur në Bazel të Zvicrës ka nëntë paraqitje me kuqezinjtë dhe ka shënuar një gol.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.