Eko Higjiena

Ajete Kosumi, pas përfundimit të studimeve në UBT punësohet në SHBA

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Pas përfundimit të studimeve bachelore në UBT për tre vite me radhë kam punuar bankën “Raiffeisen” në departamentin e Operacioneve, ndërsa sot mbaj pozitën e Specialistit për Menaxhim të Sistemeve të Informacionit në një kompani në SHBA”, tha Ajete Kosumi për revistën “UBT Alumni”.

Kosumi, dy palë studime i ka përfunduar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT. “Krijimi i ambientit mbështetës për bizneset fillestare në Kosovë” ka qenë tema e masterit, ku hulumtimin e saj e ka paraqitur te Ibrahim Krasniqi, po ashtu ka filluar të studioj në programin “Data Science Specialization” të ofruar në formë të studimeve online nga Johns Hopkins University, në Amerikë.

Fundamenti

Po ashtu Kosumi, ende pa përfunduar studimet e nivelit master në UBT, dhe falë njohurive të fituara gjatë studimeve që ka përfunduar ka ligjëruar lëndën “Operations managment” në platformën e Trajnimi-it, ndër platformat e para në vendin tonë, përmes trajnimeve online, përmes video-konferencave, dhe të implementuar nga kompania “Trendbiz”.

Për revistën “UBT Alumni” thotë: ”Si rezultat i njohurive të fituara gjatë studimeve nga UBT kam vazhduar me sukses të jem pjesë e projekteve të sektorit privat dhe publik brenda dhe jashtë Kosovës, duke ofruar njohurit dhe eksperiencat më të mira për mbarëvajtjen dhe zbatimin e projekteve dhe planifikimeve të ndryshme strategjike”, përfundoi Kosumi./rajonipress/