Hidromorava

Ajdini apel për Qeverinë e re: Prioritet të jetë sigurimi i vaksinës dhe zhvillimi ekonomik

/ 3 minuta lexim

Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, Avni Ajdini, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria e re.

Ajdini ka thënë se Qeveria në ardhje duhet të merret paralel me pandeminë si dhe me zhvillimin ekonomik.Madje sipas tij, me zhvillimi ekonomik mund të sigurohet edhe vaksina anti-Covid.“Unë konsideroj që qeveria e re duhet me u marr paralel edhe me çështjen e pandemisë por duhet të merret edhe me zhvillimin ekonomik, se pa një zhvillim ekonomik s’mund të ekzistojë shteti dhe prioritet më të madh i jap ekonomisë dhe në bazë të saj mund t`i blemë edhe vaksinat”.

“Është bërë rutina puna e njerëzve të cilët e kapën shtetin por që ka qenë gabim shumë i madh se unë nuk kam qenë kundër askujt për personin që e meriton një vend, por megjithatë deri më tani nuk kemi parë një person të tillë që din më udhëheq. Unë konsideroj që me ardhjen e gjeneratave të reja do të fillojë përmirësimi i ekonomisë sonë dhe vetëm se na duhet që mençuria të përdoret”, ka shtuar Ajdini për EO.

Mes tjerash ai ka theksuar që duhet të jemi më të arsyeshëm në kërkesat karshi institucioneve të vendit.

Fundamenti

Ai shpreson që paga minimale do të rritet në 250 euro.Ndërsa ai ka pasur edhe kritika për ish-qeveritë pasi që ka thënë se ato më shumë kanë pasur premtime sesa realizime.“Ne duhet të jemi të arsyeshëm edhe në kërkesat tona, pak është edhe paga minimale prej 500 euro, por a ka mundësi shteti me i paguar, dhe e dimë që nuk ka mundësi dhe kështu që unë kam kërkuar edhe 350 euro, dhe nga ajo e 250 që ishte në 2017, mirëpo përsëri po e them që ne jemi ata që e ndihmojmë shtetin dhe paga duhet të sillet 250 deri në 300 euro për momentin por në të ardhmen duhet të rritet paga duke zhvilluar prodhimin ekonomik të vendit”.

“Qeveritë e kaluara më tepër kanë premtuar se sa kanë realizuar, dhe ndoshta pak jam skeptik por e kam një optimizëm më të madh që do të bëjnë diçka më shumë. Unë besoj paga minimale prej 250 euro do të realizohet”.

Ndërsa, sa i përket humbjeve të vendit të punës ai ka thënë se ende nuk dihet ndonjë statistikë e saktë se sa punëtorë kanë mbetur papunë.