Hidromorava

Aishe Morina, jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë Aishe Morina ka dhënë dorëheqje të premten e kaluar. Në shkresën dërguar kryetarit të komunës Begzad Sinani ajo ka thënë se këtë veprim e ndërmerr për arsye tw angazhimit të saj profesional.

“Përmes kësaj shkrese dëshirojë të ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe ju lus që ta aprovoni këtë dorëheqje. Gjatë periudhës sa kam shërbyer në këtë detyrë jam angazhuar që të jem e përkushtuar në kryerjen e obligimeve të mia konform përgjegjësive që i kam pasur. Këtë veprim e bëj për arsye personale dhe me qëllim të përkushtimit tim më të madh në sferën time profesionale.” thuhet në dorëheqjen e drejtoreshës Aishe Morina, raporton rajonipress.

ARKATANA

Drejtoresha Morina ka falënderuar kryetarin Sinani dhe nënkryetarin Matoshi për bashkëpunimin. “Dëshiroj të ju falënderoj shumë për bashkëpunimin tuaj, juve dhe nënkryetarin e Komunës Fatmir Matoshi. Gjithashtu falënderoj të gjithë kolegët drejtorë dhe stafin e DSHMS-së në Kamenicë. Ju uroj suksese të mëtejme në misionin tuaj për ta zhvilluar dhe avancuar Komunën e Kamenicës.” thuhet në këtë letër dorëheqje.

Zyra e kryetarit Sinani ka njoftuar se të hënën kryetari e ka aprovuar këtë dorëheqje ndërsa gjatë ditëve në vijim do të emëroj drejtorin e ri i cili sipas marrëveshjes vjen nga radhët e AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: