Fundamenti

Aida Dërguti: Deklaratat e ministres Gërvalla janë qëndrime të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-deputetja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se nuk duhet kritikuar vetëm ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me deklaratat e saj që nxitën reagime.

Dërguti thotë se deklaratat e Gërvallës, përfshirë ato që ajo i vlerëson si “anti-UÇK”, e deri te ajo e djeshmja, janë qëndrime të Qeverisë së Kosovës, raporton Express.

“Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla? Deklaratat e saj prej atyre anti UÇK e deri te kjo e fundit janë qëndrime te Qeverisë”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë dje se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Eco Higjiena

Ajo në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Kosova duhet t’i kryejë detyrat e saj, duke nënkuptuar se vendi që ajo e përfaqëson nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

“Prandaj, por mbi të gjitha për veten tonë, ne duhet të përmbushim detyrat tona: Duhet të ndërtojmë shtetin ligjor, duke përfshirë edhe të qenit të ashpër ndaj korrupsionit. Duhet të garantojmë lirinë e shtypit dhe të bëjmë reformë të vërtetë ligjore. Ne ende nuk kemi arritur aty. Dhe nuk asnjë arsye pse ta fajësojmë BE-në për gabimet tona”, thuhet ndër të tjera në fjalimin që vetë Gërvalla e publikoi të plotë dje në llogarinë e saj në Facebook.

Kjo deklaratë nxiti shumë reagime, në të cilat Gërvallës i rikujtohej se në BE deklarojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.