RCCOLA

“Ai është më i mirë se De Ligt” – gazeta italiane e dërgon në ‘qiell’ mbrojtësin shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla është duke kaluar nëpër një formë mbresëlënëse në Serie A me Hellas Veronas.

Ani pse vetëm 19-vjeçar, Kumbulla ka arritur që ta fitojë vendin e titullarit në formacionin bazë të skuadrës nga Verona, shkruan Zëri.info.

Madje, me paraqitjet e tij, Kumbulla është treguar vendimtar në shumë ndeshje këtë edicion.

Kumbulla është lavdëruar shumë për paraqitjet e tij, derisa së fundmit nuk kanë munguar as krahasimet me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, i cili u ble për 75 milionë euro nga bardhezinjtë.

Mobi Casa

Sipas “La Repubblica”, shqiptari është më i mirë se holandezi momentalisht.

“De Ligt nuk po jep më siguri në prapavijë. Shkaktoi një tjetër penallti “idiote”. Pas mesit të kampionatit me siguri që do e shohim ndryshe se edhe fusha e lojës do ta ndihmojë që të përmirësohet. Por tani për tani, është Kumbullua më mirë se De Ligt. Kumbulla është rritur me zero kosto te Verona. De Ligt kushtoi 76 milionë euro te Juventusi dhe 78 milionë euro me gjithë detajet e tjera”, shkruan gazeta italiane.

Ndryshe, Kumbulla dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani janë dyshja e mbrojtjes së Hellas Veronas, e cila po shkëlqejnë këtë edicion në Serie A./Zëri.info