Eko Higjiena

Ahtisaari: Serbia e ka kuptuar se pa njohjen e Kosovës s`ka BE

/ 1 minutë lexim

Ish presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaarit thotë se Serbia e ka kuptuar se nëse dëshiron anëtarësimin në BE, duhet ta pranoj se ekziston Kosova e pavarur.

Ahtisaari në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës austriake, Die Presse, ka thënë se në planin që e ka hartuar për Kosovën bashkë me diplomatin austriak, Albert Rohan “janë përfshirë mundësitë më të mirë për mbrojtjen e pakicave, veçanërisht pakicës serbe”.

UBT

“Serbët tash ngadalë e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë anëtarësimin në BE, duhet të pranojnë se ekziston Kosova e pavarur. Mendoj se atë që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton e ka arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme. Kjo u dërgon palëve mesazh të qartë që të implementojnë atë që është arritur marrëveshje”, ka thënë Ahtisaarit.