GRANDEMALL

Ahmeti: Zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, historike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se zgjedhja e Talat Xheferit, për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, si kryeministër i parë shqiptar, është historike.

Ahmeti tha se kjo ngjarje është e rëndësishme, sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse, shtoi ai, “po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet.”

Tutje, Ahmeti u shpreh i bindur se bashkërisht po ndërmarrin përgjegjësinë për t’i prirë vendit, sikundër tha ai, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Evropiane.

“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkërisht po ndërmarrim përgjegjësinë për t’i prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Evropiane”, ka deklaruar Ahmeti.

UBT

Më tej, ai tha se është optimist se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut do të jetë evropiane, duke shtuar se do të angazhohet për një Maqedoni pro-evropiane e jo pro-ruse, për, siç tha ai, brezat e rinj.

Por për të arritur këtë, Ahmeti shtoi se “sot kemi nevojë të bashkohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të lëmë anash gjërat që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth gjërave që na afrojnë”.

Ndryshe, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka dorëzuar Talat Xhaferit, ish-kryetar i Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë teknike.

Xhaferi e pranoi këtë mandat dhe u zotua për angazhim, kurse Qeveria gjithëpërfshirëse pritet të votohet të dielën. Ndërkaq me 64 vota për dhe asnjë kundër, deputetët zgjodhën Jovan Mitrevskin, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.