Uji Dea

Ahmeti thotë se as Gruveski as Jankullovska nuk e kanë informuar për aksionin në Kumanovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti në një intervistë në Klan ka thënë se nuk ka pasur informata se a ka qenë në dijeni kryeministri Nikolla Gruevski për aksionin në Kumanovë. Ai ka thënë se këtë ka mundur ose nuk ka mundur ta ketë ditur kryeministri.“Tash unë nuk e di a ka qenë Kryeministri Gruevski i njoftuar…, tha Ahmeti.

“Unë nuk flas a ka ditë a s’ka ditë edhe po ta kishte ditë sigurisht a e ka parë të arsyeshme a se ka parë që ai të më tregoj mua…para se fillon operacioni sepse pasi filloi operacioni…kjo mbetet të sqarohet në të ardhmen”, tha Ahmeti.

Ahmeti për ofendimet e Jankullovskës: Le t’i mbetet në ndërgjegjen e saj

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti në një intervistë në Klan të Shqipërisë ka thënë se bisedat në përgjimet që kanë dalë në opinion kanë qenë deklaratë emocionale. Ahmeti ka thënë se ato deklarata nuk janë edhe aq serioze, por sipas tij ka pasur fyerje mes do popujve.

“Ne jemi distancuar dhe nuk mendojmë dhe nuk ndajmë atë mendim për ato vlerësime, kualifikime që kanë bërë partnerët tanë në komunikimet që i kanë bërë ata në mes veti por nuk do të thotë që edhe shqiptarë aty-këtu kanë zhvilluar biseda të tilla që kanë mund të ofendojnë palën tjetër. Por kjo është në përgjegjësi dhe ndërgjegjen e gjithë atyre të cilët nëse i kanë në mendime të vërteta dhe nëse i kanë bindje të vërteta nuk më vjen mirë por nëse janë biseda dhe kualifikime të rastit dhe biseda të momentit dhe emocionale atëherë do të shihet”, tha Ahmeti në emisionin ‘Opinion’ në televizionin Klan.

ARKATANA

Ahmeti: ​Të arrestuarit do ta shpjegojnë pse shkuan në Kumanovë

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti në një intervistë në Klan të Shqipërisë ka thënë të arrestuarit do të shpjegojnë se pse kanë shkuar në Komunavë.

Ai ka thënë se këtë shpjegim do ta japin për të zbuluar të veleten se pse ndodhi Kumanovë dhe cili ishte qëllimi i këtij konflikti.

” Për ne është e rëndësishme të dihet e vërteta rreth kësaj që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.