UBT

Ahmeti: Të pezullohet taksa, në mënyrë që t’i jepet shans dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkë-kryesuesi i ekipit negociator dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë që janë për t’u pezulluar taksa për t’i dhënë shans dialogut.

Por, sipas tij, nëse dialogu nuk ka sukses atëherë taksa duhet të hyjë në fuqi menëjherë.

Në një intervistë për televizionin publik ai ka deklaruar se këtë ia ka thënë edhe kryeministrit Haradinaj, dhe ka kërkuar që për këtë të merret një vendim i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë.

Hidromorava

“Taksa është e drejtë, por nuk është mirë që Haradinaj të ndihet i vetmuar në këtë çështje, duhet koordinim, dhe nëse merret vendim të merret bashkërisht”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se të martën e javës tjetër do të dorëzohet në Kuvend platforma për bisedime, derisa komunikatën e sotme të LDK-së dhe LVV-së e ka quajtur për keqardhje, pasi që sipas tij të gjitha gjërat që i kanë kërkuar i kanë pasur në platformën që e ka propozuar PSD-ja muaj më parë.

Krei i Prishtinës i ka quajtur qesharake akuzat e LVV-së për qumështin, dhe komike ato të LDK-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.