ARKATANA

Ahmeti: Të ndalen ‘aventurat’ e Thaçit me kufijtë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë një interviste për “Zërin” ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të marrë përgjegjësi dhe të mos i lejojë, siç ka thënë ai, “aventurat” e presidentit Thaçi me kufij. Madje Ahmeti rekomandon që të ndërpritet dialogu me Serbinë deri në arritjen e konsensusit në mes të spektrit politik në vend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet derisa të arrihet një konsensus në mes të spektrit politik në Kosovë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri” kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti.

HW

I pari i PSD-së dhe i Prishtinës ka shtuar se deputetët duhet të kthehen nga pushimi, pasi sipas tij presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka nisur “aventurat” sa i përket çështjes së kufijve. Gjatë intervistës Ahmeti ka folur edhe për zgjedhje, me ç’rast ka thënë se PSD-ja ia garanton 12 nënshkrimet e deputetëve të saj cilësdo parti opozitare që vendos të ngrejë mocion për rrëzimin e Qeverisë. Mirëpo sipas tij asnjëra prej partive opozitare, as LDK e as LVV-ja, nuk po ndërmarrin asnjë hap në këtë drejtim pavarësisht deklarimeve që po bëjnë. Teksa ka folur rreth zhvillimeve në Kuvendin Komunal kryetari i Prishtinës ka akuzuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, për sulme të vazhdueshme në drejtim të tij dhe të PSD-së, sulme të cilat sipas Ahmetit janë paradoksale dhe krejt të çuditshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.