Fundamenti

Ahmeti : Rinia pa rolin e merituar nga pushteti komunal

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fatkeqësisht politika ndaj të rinjve që po e udhëheq ky pushtet është shembulli më i keq dhe modeli më i mbrapsht që kemi parë në vitet e lirisë ka thënë Rina Ahmeti nga Forumi i Rinisë së LDK-së në Gjilan.

Forumi i Rinisë i LDK-së në Gjilan në një konferencë për medie ka bërë publike shqetësimet e saja rreth raporteve me institucionet komunale ku sipas tyre pushteti komunal fare nuk është duke bërë asgjë për të rinjtë e qytetit të Gjilanit.

Rina Ahmeti kryetar e Forumit të Rinisë të LDK-së tha se jemi të interesuar të bëjmë publik rolin që rinisë i ka dhënë ky pushtet në vendim-marrje.

“Fatkeqësisht politika ndaj të rinjve që ky pushtet bënë është shembulli më i keq dhe modeli më i mbrapsht që kemi parë në vitet e lirisë. Ne dëgjojmë siç edhe ju dëgjoni shpesh të rinjtë kur thonë: “ nuk merremi me politik” ose “s’dua t’ia dëgjoj zërin politikes”!

Por, harrojmë se sa më pak të rinjtë të merren me politik, aq më shumë jemi të dënuar t’i vuajmë në kurrizin tonë mëkatet dhe gabimet që bënë ky pushtet tha Ahmeti.

Hidromorava

Ajo tha se të merresh me politikë sot, në moshën tonë do të thotë të mos e pranosh realitetin përreth ashtu siç ta imponon ky pushtet, po të kontribuosh për të imponuar zërin tonë për ndryshimin e madh që po vjen, një fitore bindëse e LDK-se.
“Ne si të rinj të këtij qyteti i kemi të gjitha arsyet për tu marrë me politik, ne vlerësojmë që të rinjtë Gjilanas përballen në çdo hap, çdo ditë dhe kudo me një sistem politik, ekonomik, arsimor dhe social shumë të mbrapsht” tha ajo.

Ahmeti e dëshpëruar nga pushteti lokal tha se “s’ka punë, s’ka perspektiv, s’ka meritokraci, s’ka konkurrencë të lirë, nepotizmi ka zënë vendin e meritës”.

Sipas saj qyteti ynë është mbushur me lojëra fati dhe bingo ku kalojnë kohën dhe humbin veten të rinjtë Gjilanas të dëshpëruar nga mungesa e perspektives.

“Forumi i Rinise së LDK-se dega ne Gjilan, i bënë thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave të Gjilanit të bëhemi bashkë për t’i thënë ndal këtij modeli dhe për të krijuar një model të ri për qytetin tonë, ku do te vlerësohet vlera dhe profesionalizmi i të rinjve në të gjitha proceset e vendimmarrjes. Qëllimi ynë i përbashkët është që ne të rinjtë t`i bashkojmë të gjitha energjitë për të ndaluar keq-qeverisjen e qytetit tonë dhe për ta sjell prapë në pushtet Lidhjen Demokratike të Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.