Hidromorava

Ahmeti: Po u nda Kosova, rreziku është i madhë

/ 2 minuta lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se kriza e konflikteve mund të rikthehet në Ballkan, në rast se nuk investohet në paqe dhe mirëbesim. Ai këtë mesazh e ka dhënë pas një tubimi me bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë.

“Në këtë rast si shembull konkret është Kosova si çështje e ndjeshme. Po u ndryshuan kufijtë e Kosovës dhe po u nda një pjesë e saj, u`a them se rreziku është shumë i madh, sepse askush nuk mund të jap garanca se efekti domino nuk mund të ndodhë edhe në Maqedoni”, ka nënvizuar Ahmeti, duke kërkuar që më shumë të investohet në paqe dhe mirëbesim midis popujve në Ballkan, transmeton INA.

Mobi Casa

Kreu i BDI-së në këtë takim ka folur edhe për rastin “Monstra” që ngarkon me akuza gjashtë shqiptarë për kryerjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Sipas tij, qytetarët janë të siguruar se procese dhe gjykime të montuara nuk mund të ndodhin dhe tërë procesi do të vëzhgohet nga ndërkombëtarët.

“Ne jemi takuar me përfaqësi diplomatike, SHBA, BE dhe OSBE dhe kemi shpjeguar nevojën e vëzhgimit të këtij procesi, me qëllim që të mos na përsëriten gjykimet e së kaluarës. OSBE po vëzhgon procesin dhe do të dal drejtësia”ka theksuar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./rajonipress/