ARKATANA

Ahmeti: Po bashkëpunimit, jo koalicioneve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk pranon të bëjë pazare me subjektet e tjera politike për të siguruar numrat e mjaftueshëm në Kuvendin Komunal. Ai kërkon bashkëpunim me të gjithë që janë të gatshëm të çojnë programin e tij përpara.

Edhe në kabinetin e tij nuk premton se do të jetë i tëri nga anëtarë të lëvizjes “Vetëvendosje”. Ahmeti premton se Prishtinën do ta bëjë model të transparencës edhe për komunat e tjera.

Ahmeti ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt politik në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por jo edhe për ndarjen e qeverisjes me ta. Për të nuk paraqet fakti se në Kuvendin Komunal të Prishtinës një subjekt tjetër ka shumicën e ulëseve.

Ai është shprehur kundër pazareve politike me partitë e tjera në këmbim të drejtorive.

Uji Dea

Ai është shprehur se ka përgjegjësi para qytetarit për programin që ka prezantuar, të cilin ka synim ta zbatojë brenda mandatit.

Qysh në ditën e parë Ahmeti ka thënë se do t’i ndalë ndërtimet pa leje, dhe gjithçka që nuk është sipas ligjit dhe rregullave do të ketë vendim për rrënim.

Gjatë mandatit të parë ai ka thënë se do ta përfundojë procesin e legalizimit të objekteve. Personat që janë nën hetime, sipas tij, nuk mund të ushtrojnë funksione publike. (Koha Ditore)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.