RCCOLA

Ahmeti: Për qytetarët, çdo ditë e më keq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qytetarët e Kosovës çdo ditë e më tepër ballafaqohen me një krizë të rënd sociale dhe ekonomike, që vazhdimisht po e rëndon jetët e tyre, thotë për Telegrafin nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti.

“Se çfarë jete bëjnë qytetarët e Kosovës, mund të vëreni lehtë nga fluksi i madh i qytetarëve që po mësyjnë vendet e Bashkimit Evropian (BE)”, thotë ai. “Edhe pse të revoltuar dhe të lodhur me gjendjen socio-ekonomike që po mbizotëron aktualisht, ata më parë largohen prej Kosovës, sesa të dalin dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre”.

Por, Ahmeti ka vlerësuar se qytetarët shumë shpejt pakënaqësinë e tyre, e cila po rritet çdo ditë, mund ta manifestojnë edhe në formë të protestave masive.

KKVITI

“Thjeshtë, janë të lodhur nga pritjet e vazhdueshme”, thekson ai.

Nënkryetari i VV-së deklaron se shqetësuese për gjendjen e vështirë ekonomike janë edhe treguesit ekonomikë, e mbi të gjitha ngritja e çmimit të shportës familjare në masën rreth 40 për qind.

Ahmeti ka shtuar se nën udhëheqjen e kësaj qeverie, gjendja në Kosovë nuk do të përmirësohet, por do të përkeqësohet edhe më shumë. /Telegrafi/