United Hospital

Ahmeti: PDK, si parti e para në zgjedhje, e ka të drejtën të tentojë ta formojë qeverinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, si i ftuar i mbrëmjes në TV Dukagjini në Pejë, duke shpalosur rrëfimin e tij, për rrugën jetësore e politike, është ndalur edhe tek zhvillimet e fundit për vendin.

Ahmeti në këtë emision ka hedhur kritika drejt Presidentes Jahjaga dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duke thënë se interpretimi që ka dhënë kjo Gjykatë deri më tani, më tepër e ka komplikuar procesin se sa që ka dhënë zgjidhje.

“Unë kam studiuar sistemet politike në Botë dhe ne jemi Republikë parlamentare. Ne duhet ta pranojmë se PDK doli e para më 8 Qershor, por ne edhe e kemi të qartë se institucionet i ndërton ai që e ka shumicën parlamentare”, ka thënë Ahmeti në këtë emision.

Ahmeti më tej ka shtuar se PDK-së si parti që doli e para i jepet e drejta të tentojë ta formojë qeverinë dhe organet tjera shtetërore sipas Kushtetutës, por e njëjta gjë ndodh sipas procedurës në rrethin e dytë kur PDK në këtë rast nuk mund të sigurojë mbështetjen e shumicës së nevojshme dhe kjo sipas Ahmetit është e qartë.

UBT

“I kalon e drejta partisë ose koalicionit apo grupimit që i dëshmon presidentes se e ka shumicën parlamentare, dhe jo domosdoshmërisht këtë gjë e bënë partia e dytë”, ka shtuar Ahmeti.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti në këtë emision ka hedhur kritika edhe ndaj presidentes së Republikës, të cilës sipas tij, po i mungon guximi për të marrë vendime. Po ashtu Ahmeti duke folur për pozicionin e Vetëvendosjes karshi kësaj situate ka bërë të ditur se Vetëvendosje është e gatshme të sakfrifikohej për të hyrë në qeveri, nëse mendohet se me këtë Kosova ecën një hap para.

I pyetur për fotografinë politike apo skenën e re politike të vendit të pas 8 Qershorit, Ahmeti në këtë emision e ka vlerësuar se siç ka thënë, “ekziston një besim shumë herë më i ulët ndaj PDK-së se sa ndaj Bllokut Nisma-AAK-LDK”.

Ahmeti ka shtuar se “si pjesë e Vetëvendosjes, ka parë një gatishmëri më të madhe për qeverisje tek Blloku se sa tek PDK”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.