Eko Higjiena

Ahmeti: Ngjarjet në Kumanovë nuk janë vijë me orientimet e BDI-së

/ 3 minuta lexim
HW

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikatë për media bën të ditur se të gjitha organet e kësaj partie kanë ndjekur prej së afërmi të gjitha zhvillimet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me popullatën e Kumanovës dhe Likovës, me degët dhe këshillat vendor të BDI-së në këto dy komuna, me pushtetin lokal, legjislativ dhe ekzekutiv si dhe me institucionet përkatëse.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që ngjarjet në Kumanovë dhe Goshincë, por pa harruar edhe incidentet e tjera të sigurisë në muajt e fundit, nuk janë në vijë me orientimet tona strategjike dhe nuk paraqesin interes dhe përcaktim të kombit shqiptar në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Ali Ahmetit pas një mbledhje të Këshillit Qendror të mbajtur në Tetovë.

BDI u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë dhe uron shërim sa më të shpejtë dhe të lehtë për të plagosurit.

Në komunikatë thuhet se BDI garanton që institucionet e shtetit do të ndihmojnë banorët e Lagjes së Trimave për dëmet materiale.

HW

“Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës”, thuhet në njoftim.

Siç njoftohet në komunikatë BDI mbetet e përkushtuar për një Maqedoni stabile dhe të sigurt.

“Jemi të përkushtuar, në bashkëpunim me SHBA, BE dhe NATO, që ta arrijmë barabarësi të plotë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, të vijojmë zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit në germë dhe në frymë, të mirëmbajmë marrëdhënie të mira ndëretnike por edhe me fqinjët, të tejkalojmë kontestet që po mbajnë peng procesin integrues Euroatlantik në paqe e stabilitet si dhe të anëtarësohemi ditë më parë në Aleancën Veriatlantike dhe të fillojmë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

BDI falënderon ambasadën e ShBA-ve , zyrat e OSBE-së dhe BE-së dhe NATO-s në Maqedoni bashkë me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe komisarin Hahn për komunikimin intensiv dhe kontributin në tejkalimin e krizës së sigurisë në Kumanovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.