Eko Higjiena

Ahmeti: Më e keqja është marrëveshja, jo lëndimi i ambasadores

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka thënë se “shpreh keqardhje për lëndimin e ambasadores nëse ka ndodhur” por sipas tij, më e keqja është ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend. Ai ka shtuar se i dëshiron shërim ambasadores.

“Kësaj qeverie i ka penguar shumë vizita e VV-së në Amerikë dhe po mundohem të na paraqesin si anti-amerikanë por natyrisht që nuk është ashtu. Në qoftë se është lënduar ambasadorja i dëshiroj shërim të shpejt”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv.

Ai ka shtuar se është pozitive se sikur të mos ndodhte protesta do të dilte se shumica e popullit është pro marrëveshjes dhe nuk është kështu.

Uji Dea

“Kur këta hajna negociojnë në emër tonë. Çështja është a është marrëveshja më e keqe që ka mundur të jetë. Unë jam nga Mitrovica dhe nuk kam të drejtë të bëhem komandant, as nuk ka të drejtë asnjë shqiptar vetëm për faktin se është shqiptar. Kjo qeveri nuk iu ka thënë popullit gjatë fushatës se do të shkojë në negociata me Serbinë as që do të arrijë marrëveshje.

Sipas tij, ai ratifikim ka qenë antikushtetues, anti ligjor, anti kombëtare. Kurse për kritikën rreth imazhit të Kosovës ka thënë se është i keq por për shkak të hajnave e jo për shkak të protestave.

Ndërkaq për vendosjen e deputetes Albana Fetoshi në ulësen e kryetarit të Kuvendit thotë se nuk ka lidhje me kurrfarë puçi dhe është larg asaj. “Puç do të ishte sikur Albana Fetoshi të thoshte se unë jam kryetare e Kuvendit por ajo s’ka thënë as s’e ka menduar”./Indeksonline/