Mobi Casa

Ahmeti: Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen nga Kuvendi e jo nga Thaçi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se presidenti Thaçi e ka të qartë se si duhet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare por se dëshiron t’i ikë Kuvendit, përmes ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se presidenti është i autorizuar të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre, siç përshkruhet në letërkëmbimin ndërmjet tij dhe Mogherinit. Kushtetuta e ka vendosur Kuvendin për llojin e marrëveshjeve të cilat ratifikohen me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është Republikë Parlamentare

Për PSD-në është e qartë kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës në lidhje me pyetjet e tij në lidhje me atë se kush duhet t’i ratifikojë marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai e ka të qartë se si duhet të ecet tutje për këtë çështje. Por, ai dëshiron t’i ikë Kuvendit, përmes ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti është i autorizuar të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre, siç përshkruhet në letërkëmbimin ndërmjet tij dhe Mogherinit. Kushtetuta e ka vendosur Kuvendin për llojin e marrëveshjeve të cilat ratifikohen me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me traktat ndërkombëtar që hyn në fuqi vetëm më nënshkrimin e presidentit të republikës, por nevojitet edhe një bashkësi kolektive, që korrespendon me 2/3 e të gjithë deputetëve. Kështu është vepruar edhe tre herat e kaluara, me ratifikimin e letër këmbimeve ndërmjet Presidentit dhe Përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Procesi i tanishëm duhet të kalojë përmes Kuvendit dhe jo përmes nënshkrimit të një personi, në këtë rast Presidenti.

Mobi Casa

Republika e Kosovës, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë është demokratike dhe parlamentare, dhe pushtet janë të ndara për të vendosë për çështje të caktuara.

Në rastin konkret, te Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave (80 deputetë) të të gjithë deputetëve i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për çështjet si në vijim:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.