ARKATANA

Ahmeti: Kosova u çlirua nga gjaku dhe ndihma e aleatëve – duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës në jetë të jetëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, sot para pjesëmarrësve në Epopenë e Gllogjanit ka thënë se epopeja e marsit është një nga ditët më të shënuara në histori.

Ai tha se shqiptarët duhet të jenë përjetë mirënjohës ndaj Amerikës dhe NATO’s.

Fundamenti

“Epopeja e marsit do të mbetet nga ditët më të shënuara në histori, sepse të gjithë këta të rënë deshën të jenë në krah të komandantit legjendar Adem Jashari për të lehtësuar dhimbjen dhe për të dhënë lajmin se Kosova u çlirua nga gjaku dhe ndihma nga aleati. Prandaj mirënjohës në jetë të jetëve, shqiptarët duhet të jenë ndaj Amerikës, NATO’s, sepse ne si komb ndodhemi në një rajon i cili duhet të ketë miqësi të fortë dhe kjo miqësi është bërë në momentin më të duhur që shqiptarëve ua dashtë. Çdo ftohje, çdo neglizhencë ndaj aleatëve tanë strategjikë e historikë të kombit duhet çuar përpara sepse Kosova akoma ka nevojë që të marrë përfundimisht fizioniminë e një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, misioni jonë dhe pikërisht këtu sepse ideal i të gjithë të rënëve për liri ka qenë që të mos ketë kufi e gjemba mes shqiptarëve dhe kjo po na troket në derë të gjithë bashkarisht t’i forcojmë radhët dhe me bindje, të integrohet Kosova në NATO ashtu siç janë edhe dy vendet fqinje dhe bashkarisht të integruar në BE”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.