UBT

Ahmeti: Konflikti i Kumanovës nuk është çështje e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti takoi në Shkup përfaqësuesin Special të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Gerard Stoudman dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e komuniteteve, Astrid Thors.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.

UBT

Ai kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.

Sipas zyrës për informim të BDI-së, OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes. /Telegrafi/