Ahmeti: Jemi të përkushtuar që qytetarët e Kllokotit të kenë shërbime cilësore

Kllokot – Në takimin e rregullt javor që mbahen çdo të hënë, Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Personelit dhe Shërbimeve publike në komunën e Kllokotit, Hidajet Ahmeti është shprehur i përkushtuar maksimalisht në mënyrë që qytetarët të ndahen të kënaqur me shërbimet administrative në këtë komunë.
Ahmeti para nëpunësve të personelit tha se do të jetë i përkushtuar maksimalisht në mënyrë që ta jetësojmë misionin për çka jemi të thirrur. Ahmeti edhe një herë u zotua se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjithë nëpunësit e Administratës.
”Që në fillim kam dashur t’iu them se në takimet tona të përjavshme, nuk është qëllimi vetëm unë të flas dhe çka them unë të vendoset. Është e rrugës që të diskutojmë e të debatojmë së bashku në mënyrë që të arrijmë zgjidhjen më të mirë të mundshëm për një funksionim sa me efikas. Duke pasur parasysh se debatet kanë rëndësi të madhe për demokracinë dhe në këtë mënyrë ne duhet të zhvillojmë debate që të sjellim gjënë e duhur për një administratë sa më funksionale” përfundoi Ahmeti, ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka./rajonipress/