Fundamenti

Ahmeti: Inspeksioni gjatë vitit 2019 ka asgjësuar mbi 28 ton artikuj ushqimor dhe ka tejkaluar të hyrat vetanake për 160%

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Duke folur mbi punën e kësaj drejtorie në sektor të ndryshëm gjatë vitit 2019 Skender Ahmeti theksoi se viti i shkuar ka qenë i suksesshëm për këtë drejtori pasi që kanë bërë tejkalimin e të hyrave vetanake për 160% dhe kanë asgjësuar mbi 28 ton artikuj ushqimore që nuk i kanë plotësuar kriteret për konsum.

Me qëllim që qytetarët e komunës së Vitisë të njihen me punën e Drejtorisë së Inspeksionit është mbajtur një konferencë për shtyp nga Drejtori i Insepksionit në Viti, Skendër Ahmeti.

Ai duke folur mbi punën e kësaj drejtorie në sektor të ndryshëm gjatë vitit 2019 theksoj se viti i shkuar ka qenë i suksesshëm për këtë drejtori pasi që kanë bërë tejkalimin e të hyrave vetanake për 160% dhe kanë asgjësuar mbi 28 ton artikuj ushqimore që nuk i kanë plotësuar kriteret për konsum.

“Kemi bërë kontrollimin e artikujve ushqimor të marketeve dhe janë gjatë vitit 2019 janë asgjësuar mbi 28 ton të artikujve ushqimor të natyrave të ndryshme që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum. Kjo është bërë në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë, pra me inspektorët e tyre dhe inspektorët tanë. Por disa biznese edhe vetë kanë bërë eliminimin dhe izolimin e tyre edhe kjo është bërë në prani të inspeksionit”, u shpreh Ahmeti.

Mobi Casa

Ai ka folur edhe mbi ndëshkimet me gjoba mandatore, zbatimin e ligjeve për ndalimin e fletushkave dhe reklamave të ndryshme në qytetin e Vitisë dhe e gjithë kjo sipas tij është bërë me qëllim të mbrojtjes së ambientit.

Drejtori Ahmeti ka folur edhe mbi çështjen e sigurisë në komunikacion, lëshimin e lejeve të ndryshme, inspektimet në ndërtimet ku ndër tjerash theksoj se janë bërë me dhjetëra ndalime të punimeve pa leje.

Sipas Ahmetit në disa raste janë ngritur edhe procedura dhe kallëzime penale duke iniciuar edhe kërkesa për kundërvajtje në gjykatë.

Ai gjatë kësaj konference ka përmendur edhe punën e bërë në sektorë të tjerë të kësaj drejtorie si në atë të veterinarisë, çështja e sëmundjes së brucelozës dhe groposjen e kafshëve të ngordhura, vaksinimet e tyre, inspektime të produkteve të mishit por edhe për sektorët e tjerë si të pronës, sanitarisë e të tjerë./rajonipress/