Mobi Casa

Ahmeti: Familja e quajtur VV na bënë të fuqishëm

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sikur në Prishtinë ku fituam pa shuma të mëdha parash, pa ndihmë të bizneseve, por vetëm me punë dhe angazhim, ashtu do të fitojmë edhe Kosovën e kështu gjendja e qytetarëve tanë do të ndryshojë për të mirë ka thënë Shpend Ahmeti në Zhegër.

Lëvizja Vetëvendosje! ka zhvilluar takimin e radhës në fshatin Zhegër. Në këtë takim ishin prezent kandidatët e Vetëvendosjes nga Gjilani për deputetë si dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, raporton rajonipress.

Kryetari i komunës së Prishtinës dhe aktivisti i Lëvizjes VV, Shpend Ahmeti me veturën e tij modeste dhe thjeshtësinë e tij tha se unë i vetëm nuk jam i fuqishëm, ajo që më bënë të tillë është familja e quajtur Vetëvendosje. “Sikur në Prishtinë ku fituam pa shuma të mëdha parash, pa ndihmë të bizneseve, por vetëm me punë dhe angazhim, ashtu do të fitojmë edhe Kosovën e kështu gjendja e qytetarëve tanë do të ndryshojë për të mirë”.

Ahmeti tha se Alternativa Qeverisëse që ne e kemi prezantuar vitin e kaluar është treguesi dhe ndoshta libri më i rëndësishëm në vend tani.

Ai tha se implementimi i këtij programi do të thotë barazi e sundim të ligjit, zhvillim ekonomik e hapje të vendeve të reja të punës e krejtësisht në fund do të thotë mirëqenie sociale për Kosovarët

Besa Baftiu, kandidate për deputete dhe bijë e fshatit Zhegër, tha se ndihet krenare që para bashkëfshatarëve të saj, ka mundësi të shpalos Alternativën Qeverisëse.

Mobi Casa

Baftiu me profesion mjeke, foli për shëndetësinë si pjesë e programit të Vetëvendosjes. Ajo tha se me qeverisjen e Lëvizjes VV, vendi dhe qytetarët do të fitojnë kujdes të mirëfilltë shëndetësore, si dhe qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.

Hydajet Hyseni, po ashtu kandidat për deputetë tha se koha e ndryshimeve ka ardhur. “Programi qeverisës i VV është i vetmi që premton ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes në vend. Tash dhe vetëm me Lëvizjen ndryshimi është i mundshëm” tha Hyseni.

Kandidati tjetër për deputet Shemsi Syla, duke e ditur se ka të kaluar ushtarake foli për atë se si e sheh Lëvizja VV këtë sektor, me programin e saj qeverisës.

Ai tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është i domosdoshëm dhe atë me standarde evropiane si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, duke shfrytëzuar kështu përvojën e tyre si anëtare e NATO-s.

Ismajl Kurteshi në fjalimin e tij u rikujtoi qytetarëve se sa e rëndësishme është vota e tyre. Ai tha se ndryshimet nuk mund të vijnë vetëm nga ne, ju jeni ata që na e jepni të drejtën e besimin me votën tuaj. “E me këtë besim, ne si kandidat për deputetë do të luftojmë e do të mundim dukuritë negative si korrupsionin, nepotizmin dhe keqpërdorimet e ndryshme. Kjo mbështetet nga fakti se kryetari i kryeqytetit, është shpallur kryetari më i guximshëm i kontinentit nga gazeta londineze” ka thënë Kurteshi.

Përparim Muja po ashtu theksoi pastërtinë që VV. Ai tha se është dëshmuar disa herë që ky subjekt nuk luan nga parimet e saja. “Kjo duhet të jetë ajo që të ndikojë në forcimin e besimit se gjendja mund dhe do të ndryshojë. Të gjithë pajtohemi se gjendja aktuale nuk është e mirë dhe se duam ta ndryshojmë. Prandaj, tash dhe vetëm bashkë do të sjellim ndryshime” tha Muja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.