Fundamenti

Ahmeti: Duket se BE-ja nuk ka strategji dhe vizion për dialogun

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, pranoi se i bashkohet mendimeve se Bashkimi Evropian është pa strategji dhe pa vizion për dialogun.

“Ashtu duket sepse , ka shumë ambiguitet dhe ambiguiteti besoj që për një kohë të gjatë e në procesin e kaluar të dialogut të Bashkimit Evropian është parë si një aset përbrenda procesit por definitivisht nuk ka kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme dhe afat gjatë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ajo çfarë ishte fillimisht propozimi franko- gjerman që pastaj u bë propozim i BE-së, ishte një moment historik për t’i kornizuar raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet njohjes ‘de facto’ që të ecet tutje deri në normalizimin përfundimtar dhe të plotë, ku u mor e u fragmentua aq shumë sa që humbi për brenda procesit. Pra kishim Marrëveshjen bazë, pastaj aneksin për zbatimin e marrëveshjes që nuk sqaronte se si zbatohej marrëveshja, pastaj hymë në një proces të sekuencimit. Pra këto besoj që vijnë si rezultat i asaj që ka thënë edhe zyrtari”, tha Ahmeti në RTV21.

Në kuadër të një loje, Roza Lati e quan të pamoralshme banoren Erjola DoçiNga ish-lojtari i harruar i Arsenalit, te ish-ylli i Man United që drejton një agjenci …Netanyahu dëshironte të përçante palestinezët, por arriti ta ndajë IzraelinPër një muaj Kosova eksportoi mbi 225 milionë euro mallra në Evropë – Gjermania t…Vriten 20 palestinezë gjersa po prisnin në radhë për ndihma humanitare

Ai foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se se ato janë të padrejta e po ashtu sipas nuk dihet qartë as arsyeja për çfarë janë vendosur.

Mobi Casa

Ai tha se nuk sheh ndërlidhje të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me procesin e dialogut.

Ahmeti u shpreh optimist se në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE ka progres derisa sipas tij dialogu ka stagnuar për faj të Serbisë.

“Nuk e shoh si të tillë, sepse unë po shoh zhvillim të procesit të anëtarësimit të Këshillit të Evropës, përderisa dialogu për shkak të mënyrës se si e kanë drejtuar dhe agresionit të Serbisë është një vdekje klinike. Pra përderisa njëri proces është i tillë ka stagnuar edhe për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Serbisë, por siç pritej do të merr kohë formimi i Qeverisë për arsye gjeostrategjike, siç e tha presidenti Vuçiq, të pritet një konstalacioni favorshëm strategjik siç ishte rasti me Azerbajxhanin, një kërcënim i qarë. Nuk e shoh një ndërlidhje, përderisa atje kemi stagnim e në anën tjetër atje në Këshillin e Evropës shohim progres”, tha Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.