Fundamenti

Ahmeti: Djali im s`ka lidhje me terrorizëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mustafë Ahmeti nga Gjilani është prindi i Hafiz Ahmetit (1994) i arrestuar nga policia. Ahmeti për rajonipress thotë se është i befasuar se si djali i tij akuzohet për diçka që s`ka lidhje me veprat e ngarkuara. Djali im ishte në shtator deri në dhjetor 2013 në Siri, por është kthyer pas marrëveshjes që e kemi bërë me policinë. Policia më tradhtoj dhe nuk qëndroj pranë fjalëve të saja. Hafizi duhet të lirohet i pafajshëm shprehet Mustafë Ahmeti.

Mustafë Ahmeti nga Gjilani nuk i përmban lotët derisa flet për djalin e tij Hafiz Ahmetin i arrestuar të hënën nga policia e Kosovës. Është i tronditur nga ato akuza që ka dëgjuar se mund të dyshohet e akuzohet Hafizi (1994), raporton rajonipress.

Mustafa për rajonipress thotë se aksioni i policisë ka qenë normal dhe nuk ka pasur tejkalime edhe pse janë kyçur mbi 100 polic e mbi 50 vetura.”Unë po habitem se si mund të quhet terrorizëm njeriu që mbanë në shtëpi Kuranin ose pse ka thika kuzhine që i kam blerë në Zvicër para shumë viteve ose dhe shpata që janë blerë në Krujë” rrëfen Mustafa.

Mobi Casa

Mustafë Ahmeti duke shpjeguar pozicionin e djalit të tij thotë se Hafizi është i pafajshëm sepse nuk ka bërë asnjë vepër dhe nuk ka kryer asnjë krim.”Hafizi është e vërtetë se në shtator 2013 deri në dhjetor 2013 ka qenë në Siri, por nuk ka marrë pjesë në luftë. Unë kisha bërë një marrëveshje me policinë që nëse kthehet Hafizi mos ta arrestojnë. Por policia më tradhtoj dhe nuk u qëndroj fjalëve të veta” shprehet me lot në sy Mustafa.

Mustafa thotë se Hafizi është djalë familjar dhe punëtor.”Hafizi është marrë me autolarje dhe kurrë probleme nuk kemi pasur me askënd. Unë kërkoj që policia dhe hetuesia ta trajtojnë drejtë dhe pa paragjykime rastin e djalit tim” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.