Eko Higjiena

Ahmeti: Ata që s’i dëgjuan qytetarët të mos japin leksione, por të reflektojnë

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Sektetari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka thënë se qëndrimet e zëvendëskryeministrit në detyrë, Driton Selmanaj, nuk e përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së.

Ahmeti në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se ka kaluar koha e fshehjes së përgjegjësisë në LDK, ndërsa ka theksuar se kryetari i ri i partisë, Lumir Abdixhiku e ka mbështetjen e plotë të Kryesisë për t’u takuar me Vjosa Osmanin.

“Në Kryesi dje i është dhënë mbështetje e plotë kryetarit Abdixhiku për vazhdimin e bisedimeve. Qëndrimet personale të kujtdo qofshin nuk e përfaqsojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së. Praktikat e fshehjes së përgjegjësise kanë kaluar. Mbi të gjitha, është mirë që leksione të mos jepen por të reflektojnë në mbeshtetje për vizionin e ri e të kryetarit Abdixhiku”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se LDK-së tash i duhet t’i dëgjojë qytetarët, ndërsa përsëriti këshillën për ata që sipas tij nuk e bënë këtë.

“Jemi në momentumin politik kur LDK-ja duhet ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ata që vepruan në kundershtim me këtë praktikë duhet të reflektojnë përfundimisht”, u shpreh Ahmeti për Express.

Paraprakisht, edhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni i regoi Driton Selmanajt, i cili e kritikoi qasjen e kryetarit të ri të LDK-së për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

United Hospital

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. Dream Team” në krye me Lumirin”, shkroi Quni në Facebook.

Selmanaj ka thënë se vendimi i Abdixhikut për t’u takuar veçmas Osmanin i bën dëm LDK-së. Sipas tij, LDK-ja rrëzohet edhe më shumë me këto veprime, që, siç thotë ai, ia humbin dinjitetin edhe atyre që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan për këtë parti.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të premten u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve të reja. Takimi u mbajt për ta diskutuar me theks të veçantë zgjedhjen e presidentit të vendit, post të cilin e synon Osmani, e cila doli nga LDK-ja pasi u shkarkua nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti, për t’i fituar më pas zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku garoi së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë ish-rivalit të saj politik, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Abdixhiku tha se do të kërkojë takim vetëm me Osmanin, të cilës i nevojitet mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë. Ideja e Abdixhikut dje mori edhe miratimin e anëtarëve të Kryesisë së re të partisë, jashtë së cilës u la Driton Selmanaj dhe zyrtarë të vjetër të LDK-së, të cilët konsideroheshin si ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Osmanit dhe fajtorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që partia e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.