Fundamenti

Ahmeti: Amerika bëri hapin e parë, s’jep viza për zyrtarët e Kosovës pa hequr taksën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është unik, ata duan suspendim të taksës.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka kërkuar heqjen e taksës ndërsa kryeministri Haradinaj ka qenë kundër largimit të kësaj takse.

Ai ka thënë se deri më tani nga Amerika ka pasur kërkesa miqësore, dhe se nuk beson se ata do të vendosin sanksione ndaj Kosovës.

“Ambasadori Kosnet tha se ne me Kosovën jemi miq, por kërkojmë nga ju që të na dëgjoni sepse kjo ka të bëj edhe me interesat e Amerikës. Nuk ka ardhur koha e kërcënimeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

UBT

Kryetari i PSD-së ka thënë se Amerika tashmë e ka dhënë paralajmërimin e saj pasi u ka ndaluar të gjithë zyrtarëve nga Kosova të udhëtojnë për në SHBA.

“Hapi i parë që ka marrë Amerika është se nuk jep më viza për zyrtarët e Kosovës, qoftë nga pozita apo opozita, deputetë…Nuk e kisha quajt vendim formal. Megjithatë po thonë se ma mirë mos lypni të shkoni në Amerikë sepse nuk duam t’iu refuzojmë, por e kemi si vendim dhe qëndrim se pa u pezulluar kjo taksë nuk mundeni të vini në SHBA”.

Ahmeti ka thënë se nuk është se politikanët do të mbesin keq pa shkuar në Amerikë, por duan që kjo e fundit ta kuptojë Kosovën.

“Duhet t’u bëjmë një kërkesë të sinqertë Amerikës: të kthehemi në bisedime pa kushte”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.