FITORJA

Ahmetaj: Pa Demarkacion s’ka viza

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm që Kosova duhet ta përmbushë para se të përfitojë nga liberalizimi i vizave. Sipas ministres së Integrimit Evropian Mimoza Ahmetajt, Komisioni Evropian tashmë po pret vetëm Kosovën.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është kriter i vetëm që duhet përmbushur domosdoshmërisht nga Kuvendi i Kosovës dhe çdo vonesë në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon shtyrjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj.

Sipas saj, institucionet e BE-së kanë qenë të qarta në kërkesat e tyre karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizmit të vizave dhe tashmë nuk ka mbetur asnjë pengesë tjetër.

FIDANISHTJA

Madje, ajo ka thënë se Komisioni Evropian është duke pritur plotësimin e vetëm të këtij kushti para se të lëvizë me hapa të shpejtë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë, Ahmetaj ka treguar se Qeveria do ta procedojë në Kuvend këtë marrëveshje në një moment të përshtatshëm, pa treguar për kohën.

Ministrja Ahmetaj ka thënë se Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht punën e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, megjithatë kjo është detyrë e vazhdueshme e institucioneve kosovare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.