UBT

Ahmetaj: Liberalizimi përmbyllet këtë vit

/ 2 minuta lexim

Pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund të merret brenda këtij viti nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Ministrave. Të paktën kështu ka vlerësuar ish-ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ajo ka thënë që nuk pret të ketë pengesa për liberalizimin e vizave nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ish-ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën nga institucionet e Bashkimit Evropian mund të merret deri në fund të këtij viti.

Ajo në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se nuk pret të ketë ndonjë problem në këtë proces.

Ndërsa ka thënë se duhet të vazhdohet lobimi në mënyrë që heqja e regjimit të vizave për Kosovën të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së.

Mobi Casa

Mes të tjerash, Ahmetaj ka folur edhe rreth procedurës vendimmarrëse dhe punës që duhet të bëjnë institucionet e Kosovës deri në vendimin për liberalizim të vizave.

Zëri: Si e vlerësoni rekomandimin e Komisionit Evropian?

Ahmetaj: Rekomandimi është konfirmim i punës disavjeçare të institucioneve tona në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Kosova nga 95 kritere që i ka pasur tashmë i ka plotësuar të gjitha dhe ky rekomandim pozitiv do të jetë një vulosje e punës drejt përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave.