Fundamenti

Ahmetaj: Kurti në këto momente s’do donte të ishte kryeministër – do të ketë autonomi për serbët nëse pranohet marrëveshja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistja politike, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova s’ka arritur ta materializojë në arenën ndërkombëtare situatën në Banjskë.Ahmetaj tha se Kosova e ka konsumuar për brenda atë se çka ka ndodhur në Bansjkë, por zëri i saj s’ka arritur të dëgjohet me larg sesa territori i saj apo në rajon.

“Ne po flasim për takim në Bruksel dhe negociata, por nga perspektiva ime më së paku ka negociata. Atje do të shkohet të pranohet ose jo propozimi që ka ardhur Friedrich Ebert Stiftung bashkë me aneksin, pra Marrëveshja Bazë bashkë me Aneksin e Ohrit dhe kjo është situata e tanishme”.“Sipas të gjitha gjasave, nga ajo që kuptohet tanimë është ai propozim, ka qenë kohë e shkurtër dhe hapësirë e pamundur që të zbulohet diçka e re sepse kanë qarkulluar disa propozime deri tani dhe duket që propozimi i Friedrich Ebert Stiftung është propozimi më i pranueshëm”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.

Uji Dea

Më tej, ajo tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, aktualisht nuk do të donte të ishte në pozitën që ai mban, si shkak i situatës së vështirë, teksa shtoi se në rast se Kosova e pranon marrëveshjen, atëherë do të ketë autonomi për serbët në Kosovë“Ne s’e materializuam Bansjkën, Kosova është nën sanksione të BE-së dhe po e paguan çmimin e një politike amatoreske, injorante të kësaj qeverie dhe në gjithë këtë situatë të krijuar ne më së paku do të përfitojmë”.

“Nëse pranohet, ne do ta pranojmë Asociacionin me vetëmenaxhim, një bashkësi të komunave me shumicë serbe, me flamurin, me simbolet e veta dhe me një autonomi më të lartë sesa marrëveshja e parë në Bruksel dhe kjo do të jetë situata në të cilën do të gjendeshim”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.