United Hospital

Ahmet Isufi: Autostrada e Gjilanit, projekt i bllokuar nga papërgjegjësia institucionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka kritikuar vonesat në realizimin e autostradës së Gjilanit, duke e cilësuar atë si një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen ndërshqiptare dhe zhvillimin ekonomik të Anamoravës.

Sipas Isufit, autostrada nuk përfaqëson vetëm një investim infrastrukturor, por edhe një lidhje të rëndësishme mes qytetarëve dhe një shtyllë kryesore për zhvillimin ekonomik të rajonit. Megjithatë, ai thekson se ky projekt, i cili është dashur të përfundojë prej kohësh, vazhdon të mbetet i papërfunduar si pasojë e, siç u shpreh ai, papërgjegjësisë institucionale.

UBT

“Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës nuk e meritojnë këtë neglizhencë,” ka deklaruar Isufi, duke shtuar se projekte të tilla mund të realizohen vetëm nga qeveri serioze, me vizion dhe përgjegjësi, e jo nga struktura që, sipas tij, merren me arsyetime.

Ai ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e Anamoravës dhe të gjithë Kosovës, duke vënë në fokus realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe ekonomike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.