FIDANISHTJA

Ah Tugjec, more Tugjec

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

N’ ato kodra , o , të Gollakut –
Shtrihet fshati , o , i merakut !
Me natyrë , o, plot bukuri ,
Me banorë , o, plot bujari !
Refreni :
Çelin lulet , vjollcat dhe zambaku –
S’ ka malësi ma t’ bukur se Gollaku !
Këndojnë dallëndyshet , po këndon turreci –
Nuk ka ma të bukur fshat se sa Tugjeci !
Ah, Tugjec, ah, Tugjec –
Shoqi yt kund nuk tu gjet !
Hem mikpritës , hem bujar ,
Atdhetar e luftëtar !…

Fshat i bukur , o, n’ ato male –
Ishte qendër , o, komunale !
Kishte Kullën, o, kishte Hanin ,
Malësorët , o, tregti ku banin !
Refreni :
Çelin lulet , vjollcat dhe zambaku …etj.

Në Tugjec , qendra komunale –
Ma vonë mbeti Bashkësi Lokale !
Kishte Zyrën me Ofiqar ,
Kish dyqanin me farkëtar !…
Refreni :
Çelin lulet , vjollcat dhe zambaku …etj.

Si bylbylat , o, përmbi plep –
Shkonin t’ rinjtë , o, në mejtep !
Për namazet , o, e xhamisë –
Vinin burrat e mbarë malësisë !
Refreni :
Çelin lulet , vjollcat dhe zambaku …etj.

Uji Dea

Fill pas Luftës së Dytë Botërore –
N’ Tugjec u hap shkolla fillore !
N’ fillim ishte 4 – vjeçare ,
Më vonë u bë 8 – vjeçare !…
Refreni :
Çelin lulet , vjollcat dhe zambaku …etj.

Nga shumë fshatra t’ kësaj malësie –
Vinin t’ rinjtë për të marrë dije !
N’ borë e n’ shi , more , ec e ec –
Me gëzim t’ madh vinin në Tugjec !
Refreni :
Çelin lulet , vjollcat dhe zambaku …etj.

Gjilan, më 02.09.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.