Fundamenti

Agushi: Po jetojmë sikurse në kohë lufte, gjendja është alarmante

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së Isa Agushi ka akuzuar të gjitha pushtetet dhe qeveritë që nuk po merren seriozisht me mungesën e ujit të pijshëm në Gjilan. Ne po luftojmë për jetë a vdekje dhe po jetojmë sikur të ishim në kohën e luftës. Gjendja është alarmante dhe dikush duhet të japi llogari e përgjegjësi për këto neglizhenca tha Isa Agushi.

Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, ku në fokus kishte temën rreth mungesës së ujit të pijshëm, pati zëra e kërkesa që të protestohet në forma të ndryshme, për ta tërhequr vëmendjen e Qeverisë qendrore dhe që të zgjohet nga gjumi edhe qeverisja komunale.

Isa Agushi këshilltar komunal tha se jemi duke jetuar sikurse në kohë të luftës. “Po luftojmë për jetë a vdekje. Ne po organizojmë Gala mbrëmje e organizime tjera, por nuk po angazhohemi që ta zgjidhim problemin e ujit. Do të ishte mirë që të organizohen vet qytetarët me aksione vullnetare e humanitare sepse pushtetet nuk po merren me problemin jetik të qytetarëve” tha Agushi.

Mobi Casa

Sipas Agushit gjendja është alarmante. “Nuk mund të arsyetohet as Komuna e as “Hidromorava” se skano kompetenca, kompetenca është e jona, e komunës e qeverisë e qytetarëve. Qytetarët duhet të qohen në këmbë, të stopohen projektet e mëdha dhe t`i ipet prioritet ujit. Qeveria ta merr seriozisht problemin e ujit në Gjilan, mund të ndodhë ndonjë epidemi, duhet të punojmë 24 orë në ditë e mos të rrimë komod” tha Agushi.

Agushi tha se shumë shpejt opozita, shoqëria civile mund të ndërmarrin një aksion për ta këndellur Qeverinë dhe për ta zgjuar nga gjumi qeverisjen komunale./rajonipress/