RCCOLA

Agushi: Ndarja e buxhetit të Qeverisë aktuale me mjete simbolike, do të thotë anashkalim total dhe mos përfaqësim dinjitoz nga regjioni

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qëllimi kryesor i formimit të Iniciativës Qytetare është afrimi i të gjithë qytetarëve të pa kënaqur me veprimin e të gjitha subjekteve politike të regjionit në fjalë. Ndarja e buxhetit të Qeverisë aktuale me mjete simbolike, do të thotë anashkalim total dhe mos përfaqësim dinjitoz nga regjioni, kjo ishte njëra nga arsyet pse lindi ideja e formimit të iniciativës qytetare të Anamoravës thotë Isa Agushi përfaqësues i kësaj Iniciative.

Isa Agushi thotë se njëra nga arsyet e shumta pse intelektualët e Gjilanit nuk do të heshtin dhe nuk do të rrinë duarkryq përballë padrejtësive është edhe mos përfaqësimi adekuat në qendër në Prishtinë për të realizuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

UBT

“Duke e parë formimin e grupacioneve, klaneve të ndryshme, grupet e interesave të ndryshme në subjektet politike që veprojnë në regjion dhe anashkalimi i kapaciteteve intelektuale, akademike, kulturore të qytetarëve të regjionit, së fundi edhe ndarja e buxhetit të qeveris aktuale me mjete simbolike, që do të thotë anashkalim total dhe mos përfaqësim dinjitoz nga regjioni, lindi ideja e formimit të iniciativës qytetare të Anamoravës” thotë Agushi për rajonipress.

“Ne apelojmë tek qytetarët e Anamoravës të na bashkëngjiten në këtë rrugëtim, si dhe bëjmë apel që edhe diaspora ta na përkrah në këtë drejtim. Iniciativa do t`i jep përparësi të gjitha shtresave të shoqërisë në veçanti intelektualëve, profesionalistëve dhe rinisë. Iniciativa do të bashkëpunoj ngushtë me qytetarët dhe shoqërinë civile” tha Isa Agushi./rajonipress/