Agushi: Gjilanit i nevojitet një kryetar shumë stabil dhe i gjithanshëm

Gjilan – Jam njeri i fjalës dhe besës dhe një menaxher i mirë për ta udhëhequr komunën e Gjilanit. Jam me një përvojë shumë vjeçare në politik dhe hallet dhe problemet e Gjilanit i njoh shumë mirë thotë Isa Agushi derisa mendon se Alban Hyseni nuk duhet ma ta qeveris Gjilanin sepse premtimet e dhëna nuk i ka përmbushur dhe shumë skandale kanë ndodhur në këto katër vite qeverisje.
Isa Agushi nga Bashkimi Për Ndryshim Anamorava (BNA) thotë se Gjilani ka nevojë për një kryetar ndryshe.
“Ne mendojmë dhe besojmë në fitoren tonë sepse asnjëherë nuk kemi qeveris me Gjilanin dhe nuk i kemi gënjyer qytetarët tanë. Ne jemi subjekti me kridibilitet dhe shumë stabil, këtu e kam fjalën që atë që do ta premtojmë do ta realizojmë. Jam njeri i fjalës dhe besës dhe një menaxher i mirë për ta udhëhequr komunën e Gjilanit. Jam me një përvojë shumë vjeçare në politik dhe hallet dhe problemet e Gjilanit i njoh shumë mirë. Ne si subjekt politik nuk kemi shefa në Prishtinë në krahasim me të tjera subjekte” tha Agushi për rajonipress.
Sipas tij, Alban Hyseni nuk duhet ma ta qeveris Gjilanin sepse premtimet e dhëna nuk i ka përmbushur dhe shumë skandale kanë ndodhur në këto katër vite qeverisje.
“Gjilanit i nevojitet një Kryetar shumë stabil dhe i gjithanshëm për mos me ardhë deri te inatet politike siç ka ndodhë që as buxhetin e Komunës nuk kanë mundur me kalue, prandaj unë jam ai që do të bashkëpunoj ngushtë me shoqërinë civile dhe me njerëzit e profileve të ndryshme për ta qeveris Gjilanin.
Ne si komunë kemi mbetur shumë mbrapa në krahasim me komunat tjera, nuk kemi autostradë, stadium, impiantin e ujërave të zeza, kemi ende rrugica në qendër të Gjilanit me lloq, e kemi një qytet të pa zhvilluar, e krejt këto dihet kush na ka lan në ketë mjerim, ata që kanë qeveris me Gjilanin.
Prandaj është koha për ndryshim e ndryshimi nuk vjen nga ata që i kemi provuar me dekada, por ndryshimi vjen me subjektin vendor Bashkimi Për Ndryshim Anamorava(BNA) dhe me mua si Kryetar” tha Agushi./rajonipress/