UBT

Agushi: Fajtor për mosmiratimin e buxhetit i shoh të dyja palët, edhe pozitën edhe opozitën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pozita dhe opozita janë duke luajtur me qytetarët e Gjilanit, fajin ja hedhin njëri tjetrit që ta qesin keq njëra tjetrën para opinionit publik thotë Isa Agushi nga BNA.

Agushi thotë për rajonipress se disa prej tyre thonë që Gjilanin e duan më shumë se partin, a në realitet qytetarët nuk i duan se kanë ba lloj lloj ekspertiza me qytetarët e Gjilanit.

“Fajtor për mosmiratim të buxhetit i shoh të dyja palët, pozitën dhe opozitën. Tani qytetarët e Gjilanit po e shohin dhe po vërtetohen që këta nuk e kanë hallin e qytetarëve, përveç interesat e tyre personale, klanore” etj.

ARKATANA

Agushi thotë se këta këta kanë hyr me një rrugë pa dalje, janë duke i rrezikuar shumë qytetarët, që do të mbesin pa paga tre mijë punonjës, që me pagat e tyre i mbajnë familjet, tani edhe pak ditë ka mbetur të filloj muaji i shejtë i Ramazanit, ku familjet kanë nevojë për pagat e tyre që të furnizohen me gjërat elementare të tyre.

“Prandaj duhet mi lan anash inatet dhe apetitet politike dhe ta votojnë buxhetin se qytetarët nuk ju kanë faj. Tani edhe pak muaj kanë mbetur deri te zgjedhjet komunale dhe pikërisht qeta qytetar kanë me i ndëshkua me votat e tyre. Është shumë e nevojshme që Bashkimi Për Ndryshim Anamorava të vije në krye të Komunës dhe kurrë nuk do të lejojmë kriza të ngjashme me ardhjen tonë|” tha Agushi.

“Të dashur qytetar ata që njëherë ju rrejnë dhe mashtrojnë gjithherë kanë me ju mashtrue ju këtë e dini, apeloj edhe njëherë tek ju afrohuni me BNA-në që ta bëjmë ndryshimin e madh që po na pret” tha Agushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.