Eko Higjiena

Agushi: BNA-ja është subjekti ynë vendor dhe duhet të rreshtohemi të gjithë pa dallim partie, koha për ndryshim ka ardhur!

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ndryshimi vjen me BNA-në, e jo me ata që na lanë në mjerim. Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme, prandaj mos ua jepni sërish mundësinë atyre që nuk i sollën asgjë të mirë Gjilanit ka shkruar Isa Agushi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit, bashkohuni për ndryshim!

Ndryshimi vjen me BNA-në, e jo me ata që na lanë në mjerim. Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme, prandaj mos ua jepni sërish mundësinë atyre që nuk i sollën asgjë të mirë Gjilanit.

KKVITI

Mos bini pre e mashtrimeve dhe premtimeve boshe për një votë. Ndryshimin e bëni ju, së bashku me ne. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa shumë na kanë kthyer mbrapa ata që na qeverisën deri më tani. Ne do të jemi zëri juaj, do ta zhvillojmë Gjilanin bashkë me ju, jo me shefat nga Prishtina, sepse për shkak të tyre kemi pësuar pasoja të mëdha.

Tani, më shumë se kurrë, besoj se jemi vetëdijesuar dhe zgjuar, ata që na sollën në këtë gjendje duhet t’i ndëshkojmë me votën tonë.

BNA-ja është subjekti ynë vendor dhe duhet të rreshtohemi të gjithë pa dallim partie. Koha për ndryshim ka ardhur! Votoni BNA 184 dhe këshilltarët tanë.

Zoti e bekoftë Gjilanin dhe Kosovën tonë të dashur!
I juaji,
IA

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.