UBT

Agushi: Asnjë projekt nuk mbahet mend për tri vite të qeverisjes Kurti që e ka filluar dhe e ka përfunduar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për këto tri vite kjo qeveri nuk u marr me punët e brendshme të vendit, por me veriun e Kosovës dhe me dialogun. Asnjë projekt nuk mbahet mend për tri vite të qeverisjes Kurti që e ka filluar dhe e ka përfunduar thotë Isa Agushi nga BNA.

“Unë mendoj që Kurtin duhet me lan me përfundua mandatin e plot sepse qytetarët e Kosovës ja shohin marifetin dhe premtimet që i ka ba, përndryshe me shkurtue mandatin për disa muaj nuk isha pajtue sepse tani viktimizohet dhe thotë që po më pengojnë opozita. Për këto tri vite kjo qeveri nuk u marr me punët e brendshme të vendit, por me veriun e Kosovës dhe me dialogun. Asnjë projekt nuk mbahet mend për tri vite të qeveris Kurti që e ka fillue dhe e ka përfunduar” thotë Isa Agushi.

Agushi thotë se kemi pritur shumë prej kësaj qeverie, amo edhe kjo nuk dallon shumë prej të tjerëve që kane qen deri më tani.

UBT

“Qytetarët kanë prit shumë nga kjo qeveri dhe për at edhe e banën ndryshimin, ne kemi mbet shumë mbrapa me vendet e rajonit, të gjitha projektet kapitale janë bllokuar edhe pse ka mjaftueshëm buxhet, por është e pa kuptimtë pse po ndodhë kjo. Qeveria u kanë dashtë dhe duhet ti kthehet qytetarëve të vendit dhe tua lehtësoj jetesën një jetë ma të mirë, por po ndodhë e kundërta dhe prandaj njerëzit po ikin dhe po e lëshojnë vendin, s`kemi arsim cilësor, shëndetësi katastrofike, siguria askund nuk është dhe zhgënjimi është evident tek qytetarët e vendit” shtoi Agushi.

“Uroj që edhe një vit ma pak që ka mbetur të shohim ndonjë projekt të kësaj mazhorancë që do ta kryej, por jam pesimist për këtë” tha Agushi në fund./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.