Hidromorava

Agrumet janë të pasura me vitamina C dhe të shkëlqyeshme për imunitet!

/ 2 minuta lexim

Limonët, portokajtë, grejpfruti dhe mandarinat pos se freskojnë, mund edhe të ngadalësojnë plakjen, ruajnë indet, lëkurën e bëjnë më të butë, e përmbajtja me antioksidues e agrumeve me sukses e forcon sistemin imun, që sidomos është me rëndësi në këtë periudhë kohore me infeksione virusale.

Përbërësi më i dalluar i tyre është vitamina C që është sinonim për parandalimin, por edhe shërimin e ftohjeve dhe gripit. Por, veprimi i kësaj vitamine është shumë më i gjerë. Vitamina C ekuilibron kolesterolin në gjak, e kontribuon edhe në forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve.

Uji Dea

Është e rëndësishme edhe për shëndetin e mushkërive dhe shikim të mirë. Domethënia e agrumeve, sidomos në periudhën e dimrit është se pakëson efektin e ushqimit të yndyrshëm dhe stresit oksidues. Në fakt, ushqimi i yndyrshëm shkakton grumbullimin e yndyrave në trup, e qelizat yndyrore prodhojnë lloje të tepërta të oksigjenit reaktiv, që dëmton qelizat në procesin e njohur si stresi oksidues. Agrumet ndikojnë pozitivisht edhe në tretjen e ushqimit, heqin materiet e dëmshme nga organizmi, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga gihti dhe nga formimi i gurëve në veshka.

(Kosova Sot)