Eko Higjiena

Agron Uka prokurori i vetëm kosovar që është marrë me krimet e luftës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Këto ditë kishte shumë vlerësime dhe akuza rreth rolit të Agron Ukës në rastin e Agonis Tetajt, por pak njerëz dhe aq më pak publiku kosovar e njeh profilin dhe angazhimin e prokurorit Agron Uka. Pothuajse mbetet i vetmi prokuror që ka ngritur aktakuza për krime lufta, është ndër të vetmit që është marrë me Masakrën e Llashticës dhe është ndër të vetmit që ka hetuar dhe akuzuar profile të larta të zyrtarëve të lartë për ryshfet e korrupsion. Agron Uka mund të ketë vendosur “njëanshëm” në rastin e Pejës, por do të ishte e padrejtë që ai të etiketohet me metoda shantazhuese. Gjithçka duhet t`i mbetet ekipeve profesionale dhe ekspertizave gjyqësore.

Rasti i Pejës e vendosi në një pozitë të palakmueshme rolin e prokurorit Agron Uka. Kishte etiketime nga më të ndryshmet, ndonëse vet Agron Uka ende duket i qetë dhe në pritje të ekspertizave profesionale.

Rajonipress me këtë shkrim nuk e ka për qëllim as ta mbrojë e as ta devalvojë punën e Agron Ukës. Por nga ajo që ne kemi përcjellur deri tani, është në dobi të publikut të kuptojë profilin profesional të këtij prokurori. Po mundohemi të japim një vizion për kohën kur Agron Uka ka kundërshtuar politikat e OSBE-së, UNMIK-ut rreth krimeve të luftës. Nëse e shihni biografin e prokurorëve në Gjilan del se vetëm Agron Uka ka pasur guximin të trajtojë me ndershmëri dhe profesionalizëm rastet e krimeve të luftës. Të tjerët iknin nga kjo përgjegjësi, arsyetoheshin se nuk na lejon UNMIK-u.

Agon Uka vazhdon të mbetet prokurori më i guximshëm sepse me vite të tëra është marrë me krimet e luftës. Është i vetmi prokuror që ka ngritur aktakuza kundër të dyshuarve serb për krime të luftës. Agroni nuk është frikësuar as në kohën e UNMIK-ut, as në kohën e OSBE-së, derisa të tjerët e futnin kokën nën tavolinë.

KKVITI

Publiku kosovar duhet ta kuptojë se për ta ndërtuar një prokuror duhet të kalojnë hiq më pak se 50 vite. Agron Uka mund të ketë bërë lëshime në rastin konkret, por janë organet dhe komisionet profesionale që duhet ta japin mendimin e vet, dhe jo të gjykohet apriori nga rrjetet sociale që kryesisht frekuentohen nga njerëz me nivele të ulëta edukimi dhe shkollimi.

Agron Uka nuk u dorëzua në asnjë periudhë. Hetoi krimet në Llovcë, Zhegoc, Zhegër, mblodhi informata e prova, lëshoi fletëarreste për serbët e dyshuar. Derisa gjeneratat e reja të prokurorëve, as në ëndërr se mendonin këtë punë.

Agron Uka edhe tani mbetet ndër prokurorët e vetëm që godet krimet e rënda dhe nuk lëshon pe.

Prokurori Agron është i vetmi që ka marrë deklaratën e dëshmitarit kryesor Deli Hyseni dhe të tjerëve, kur të tjerët kanë heshtur dhe kanë qen servil të UNMIK-ut dhe OSBE-së, prokurori Agron nuk ka qëndruar anash, por ka luftuar me çdo kusht që krimet serbe te hetohen dhe të dyshuarit të dalin para drejtësisë./rajonipress/