Fundamenti

Agron Uka: Deli Hyseni ishte figurë kyçe dhe dëshmitari kryesor në masakrën e Llashticës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – I vetmi prokuror që ishte kujdesur që të marrë deklaratën nga Deli Hyseni ishte Agron Uka. Uka kishte angazhuar hetuesit policor që t`ia marrin deklaratën pasiqë Deli Hyseni kthehej sërish për në Francë në vitin 2018. Uka e konsideronte Deli Hysenin si figurë kyçe dhe dëshmitar kryesor të masakrës së Llashticës.

Deli Hyseni njëri nga dëshmitarët kryesor të masakrës së Llashticës është ndarë nga jeta dje në mëngjes në Francë, ku edhe ka jetuar nga viti 2006.

Deli Hyseni në vitin 2018 kishte qëndruar për pak ditë në vendlindjen e tij në Llashticë. Rajonipress kishte intervistuar në shtëpinë e tij Deli Hysenin. Pas botimit të dëshmisë së Deli Hysenit i pari ka reaguar prokurori Agron Uka i cili nuk ka kursyer asgjë nga vetja që ta ketë në dosjen e Llashticës dëshminë rrëqethëse të Deli Hysenit.

UBT

“Deli Hyseni është figurë kyçe dhe dëshmitar kryesor në masakrën e Llashticës dhe për ne ka shumë rëndësi deklarata dhe rrëfimi i tij. Do të merret parasysh çdo detaj dhe çdo fjalë e këtij dëshmitari i cili ka shumë argumente dhe ka njohuri meqë e ka përjetuar masakrën” ishte shprehur prokurori Agron Uka i cili mbetet i vetmi prokuror që ka guxuar të merret me krimet e luftës.

E, deli Hyseni mes tjerash në rrëfimin e tij ka thënë: “Më kujtohet si sot, më kujtohet ajo ditë, ajo orë e aj sekondë i trishtuar. Pash e çka nuk pash, përjetova tmerrin më të rëndë për një familjar. Trupat e familjarëve të mi binin njëri pas tjetrit, pushkatoheshin dhe digjeshin për së gjalli. A ka më rëndë, më vështirë se ta jesh dëshmitar për së gjalli. E kam lutur disa herë zotin të vdes e mos t`i shoh ashtu, por njeriu po jetojka edhe kështu”, kishte deklaruar për rajonipress, Deli Hyseni para tri vitesh./rajonipress/