Eko Higjiena

Agron Selmani: Vllaznia kërkon ndaj Drenicës të këndellet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse stadiumi i qytetit në Gjilan është i mbuluar me dëborë, sipas Komisionit të Grave të FFK-së nesër pritet të zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 20-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit do të jetë nikoqire e “kuq e zinjëve” të Drenicës, ndërsa Pozhoronasit fillimin e stinorit pranveror e filluan me humbje ndaj Lirisë në Prizren duke pësuar humbje me rezultat 2-1, ndërsa Drenica ka luajtur në shtëpi me Besën e Pejës me rezultat të barabartë 2-2.

Në radhët e Vllaznisë së Pozheranit janë të mobilizuar si asnjëherë më parë, duke filluar nga futbollistët trajneri e kryesia e klubit, që këtë ndeshja të ngadhënjejnë për të zënë hapin së paku në ndeshjet e barazhit.

ARKATANA

Për trajnerin e Vllaznisë, Agron Selmanin alternativ përpos fitores do të ishte humbje e madhe.
“Objektivat e skuadrës së Vllaznisë nga ndeshja me Drenicën janë të dalim të pamposhtur dhe t`i arkëtojmë tri pikë për të rikthyer besimin në skuadër, e dimë se skuadra e Drenicës është një skuadër e fort dhe kompakte dhe ne për këtë e respektojmë. Ju premtoj se do të shohim një ndeshje të mirë dhe të fort edhe pse kushtet atmosferike nuk do të jenë të mira por atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe për fat nuk kemi futbollist të lënduar, kjo na bën që nesër përpos fitores alternativ tjetër nuk ka”.

Nga 19 javët e zhvilluara Vllaznia pozicionohet në pozitën e 12-të me 8 pikë të tubuara, ndërsa Drenica zë pozitën e 8 me 29 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.