ARKATANA

Agron Selmani: Tek Vllaznia nuk kemi demoralizim, kemi adutet tona

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit, e cila për her të parë në historikun e saj është pjesë e Superligës së Kosovës, pozicionohet në pozitën e fundit me 14 pikë.

Për skuadrën e Vllaznisë gjerë në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 5 javë, me shpresë se do të gjinden në pjesën e “barazhit”.

Pozhoronasit gjatë 5 javëve në tri ballafaqime do të jenë mysafirë, në Skenderaj me Drenicën, në Prishtinë me Flamurtarin dhe në Mitrovicë me Trepcën’89, ndërsa në dy ballafaqime do të jetë nikoqire Vllaznimit të Gjakovës dhe Besës së Pejës.

Hidromorava

Trajneri i Vllaznisë, Agron Selmani, është i vetëdijshëm për pozitën të cilën renditet skuadra e tij.
“Është e vërtet se skuadra gjendet në një pozitë jo të lakmueshme, duhet theksuar se ne nuk kemi presion nga kryesia por vazhdimisht po na mbështesin duke na dhënë kurajo për ndeshjet e mbetura”.

Pozhoronasit në asnjë moment nuk mendojnë të dorëzohen, ata do të luftojnë gjerë në sekondat e fundit të përfundimit të kampionatit.
“Është një mision mjaft i vështirë por ne nuk do të dorëzohemi gjerë sa të ekzistojnë ndeshjet e mbetura, me rëndësi futbollistët po japin ma të mirën edhe ne kemi adutet tona të shpresës, kemi ndeshje me skuadrat rivale të drejtpërdrejta dhe kjo na bën që në këto 5 ndeshje të mbetura do të japim gjithçka nga vetja për rezultate pozitive”, ka bërë të ditur trajneri i Vllaznisë, Agron Selmani.

Në javën e 29-të, Vllaznia do të jetë mysafire e Drenicës në Skenderaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.